08:18 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / C E

​‘Sofalia’ sot pa furnizim me ujë të pijshëm

KRU Prishtina ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së planifikuar me energji elektrike nga KEDS-i javën e kaluar, sot banorët e lagjes “Sofalia” në Prishtinë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00-21:00.

Me këtë rast KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e saj.