75 Mall Live Search
15:55 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sofia Loren i rikthehet aktrimit në moshën 86-vjeçare

Sopia Loren po kthehet në kinema pas një mungese 11-vjeçare.  Loren, tani 86-vjeç, do të shfaqet në dramën e pritshme të Netflix, The Life Ahead që drejtohet nga i biri, Edoardo Ponti.

 Në film, Loren luan Madame Rosa, një të mbijetuar hebre të Holokaustit që ndihmon në rritjen e fëmijëve të punonjësve të seksit të vdekur me të cilët ajo dikur ecte rrugëve. Ajo më pas krijon një miqësi të qëndrueshme me Momo, një jetim 12-vjeçar Senegalez që përpiqet të vjedhë shandanët e saj.

Filmi do të jetë adaptimi i dytë filmik i romanit nga Romain Gary, pas një filmi të vitit 1977 me emrin e personazhit kryesor, me protagonist Simone Signoret .

Pas premierës në Romë në tetor, filmi do të jetë i disponueshëm në Netflix një muaj më vonë.

Kujtojmë që Loren fitoi Oskarin e saj të parë në 1961 për filmin Two Woman, para se të merrte një Oskar të dytë, nderi, në 1991 për një karrierë të pasur me shfaqje të paharrueshme që i ka shtuar shkëlqim të përhershëm formës sonë të artit.

Edoardo Ponti, 46 vjeç, është fëmija i dytë i Loren me regjisorin e filmit Carlo Ponti , me të cilin ajo ishte martuar nga 1966 deri në vdekjen e tij në 2007.

Sofia Loren ka punuar me të birin dhe dy herë të tjera më parë, hera e fundit ishte në 2002 me Between Strangers. 

Roli i fundit i Loren ishte në biopikun televiziv 2010 ‘My House Is Full of Mirrors”.