75 Mall Live Search
11:50 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / L K

Sofia Vergara shfaqet “hot” në bikine pas lajmit për shkurorëzim

Aktorja kolumbiane, Sofia Vergara, është duke u argëtuar përkundër lajmit se është duke u shkurorëzuar. Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale disa fotografi me rroba banje dhe ka “rrënuar” edhe një herë internetin.

“Ditët e fundit të pushimeve! Ravello, të dua edhe kur është shumë vapë këtu”, ka thënë ajo në përshkrim.

Bukuroshja e ka zgjedhur Italinë si destinacion pushimi, ndërsa kishte veshur një kostum me ngjyrë të kaltër dhe zgjodhi grim të thjeshtë dhe flokë të drejtë.

(Foto: Instagram/sofiavergara)

“Ti je përkufizimi i përsosmërisë”.

“Gëzoje lirinë pas divorcit”.

“Nëse ke nevojë për dikë për të folur apo një shpatull për të qarë, unë jam këtu” – janë disa nga komentet.


(Foto: Instagram/sofiavergara)

Sofia dhe Joe Manganiello janë parë bashkë në publik për një kohë të gjatë dhe fansat filluan të spekulojnë për shkurorëzim, ndërsa ata konfirmuan këtë informacion të hënën.