75 Mall Live Search
21:33 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Sofija” ua sjell detin në shtëpi, vjen me projekt të ri humoristik

Njihet më së miri me rolin e “Sofisë” dhe këtë herë ka realizuar një projekt tjetër humoristik me të njëjtin rol.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur të humorit, Adnan Blaku i cili bashkë me kolegun e tij, Halim Berisha në rolin e Salihut kanë sjellur një tjetër komedi.

Komedia mban emrin “N’Deti” dhe për xhirime aktorët udhëtuan për në Ulqin, atje ku edhe e realizuan projektin.

Komedia do të transmetohet në kanalin zyrtar të humoristi ndërsa fillon të shtunën në ora 20:45.

Se çfarë kanë përgatitur humoristët e njohur këtë herë mbetet të shihet./Indeksonline/