75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Sokol Bashota dënohet me 6 muaj burg, fshehi një banesë dhe një BMW X5 në deklarim të pasurisë

Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota është dënuar me 6 muaj burgim dhe 1000 euro gjobë.

Bashota akuzohet se për 3 vite sa ka qenë kryetar i komunës së Klinës kishte fshehur një banesë dhe një veturë në deklarimin e pasurisë.

Banesa e padeklaruar në Prishtinë është vërtetuar se ishte pronë e Bashotës, ndërsa deklarim nuk kishte bërë edhe për një veturë të tipit BMëX5.

Gjykatësi i ka dhënë afat prej 15 ditësh për ankesë.

Bashota para pak ditësh është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Klinë./Indeksonline/