Sokol Bashota: Gjykata Speciale në Hagë ka pushuar të gjitha hetimet ndaj meje

Sokol Bashota ka njoftuar sot se janë pushuar të gjitha hetimet që Gjykata Speciale në Hagë pati ndaj tij.
Përmes një postimi në Facebook, Bashota tha se pas 5 vjetësh hetime, tani janë pushuar të gjitha hetimet që po zuhvilloheshin me të.
“Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cenuar normat ligjore dhe ato njerëzore”, shkroi Bashota.
Ky është postimi i plotë i tij:
Gjykata Speciale në Hagë ka pushuar të gjitha hetimet ndaj meje,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në vitin 2019 isha ftuar nga Zyra e Prokruroit të Specializuar në cilësinë e personit të dyshuar të intervistohesha nga kjo zyrë.
Pas (5) vjetëve hetime, tani, më 19 shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar.
Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cenuar normat ligjore dhe ato njerëzore.
Pastërtia e luftës së shenjtë të UÇK-së, u konfirmua edhe një herë zyrtarisht. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe avokatin tim z. Artan Qerkini për ndihmën profesionale në arritjen e këtij qëllimi.
Juaji Sokol Bashota.
Hagë, 05.12.2024.