75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 24 Qershor 2025 / Burim

Sokol Bashota, kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës

Sokol Bashota është votuar nga Këshilli Drejtues i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për kandidat për kryetar të Komunës së Klinës.

Ljamin e ka bërë të ditur vet Bashota, i cili ka thënë se ndjenë përgjegjësi dhe obligim për të punuar për zhvillimin e Komunës së Klinës.

“Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë dhe mirënjohjes, dëshiroj të falënderoj Këshillin Drejtues të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë për kandidimin për kryetar të Komunës së Klinës në zgjedhjet e 12 tetorit. Ky vendim është për mua një nder i madh, por mbi të gjitha është një përgjegjësi që e pranoj me përkushtim të plotë ndaj qytetarëve të komunës sonë. Besimi që më është dhënë nga strukturat e partisë është dëshmi e qartë e vlerësimit për angazhimin tim të deritanishëm, por edhe një obligim i fortë për të punuar edhe më shumë për zhvillimin e Klinës”, thuhet mes të tjerash në postimin e tij në Facebook.

Ish-kryetari i kësaj komune është zotuar se do të punoj me përkushtim për zhvillimin e qytetit.

“Jam i vendosur që, me përkrahjen tuaj dhe të të gjithë qytetarëve të Klinës, do të vazhdojmë bashkë rrugën e ndërtimit të një komune më të zhvilluar, më të drejtë dhe më pranë qytetarit. Do të punoj çdo ditë me përkushtim për të garantuar mirëqenie, zhvillim dhe dinjitet për secilin qytetar”, ka shkruar ai.