12:42 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / A. M.

Sokol Berisha, personi i arrestuar nga Policia e Kosovës!

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare, në Merdar. 

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Sokol Berishën, i cili ishte në kërkim nga Gjykata Themelore e Ferizajt, konkretisht dega në Kaçanik.

Ai (qytetar nga Peja) dyshohet për lëndim të rëndë trupor.

Aktualisht i dyshuari gjendet në Stacionin e policisë në Ferizaj.