20:11 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sokol Çikalleshi shënon gol të bukur në fitoren e thellë të Goztepes

Në Kupën e Turqisë, Goztepe ka arritur që ta mposhtë sot Çengelkoy për ta eliminuar.

Skuadra e Sokol Çikalleshit ka regjistruar fitore sonte me rezultat të thellë, 4-0.

Reprezentuesi shqiptar madje edhe e shënoi golin e katërt sot për Goztepen në minutën e 67-të, transmeton IndeksOnline.

Ylli i Shqipvrisë startoi në këtë ndeshje nga minuta e parë dhe luajti përplotë 90 minuta.

Përndryshe, ky ishte goli i parë i Çikalleshit me skuadrën turke.

Por, gjërat nuk po shkojnë mirë për të në kampionat, pasi aty ka luajtur shumë pak./IndeksOnline/