Sokol Haliti has në telashe për koalicionin me PDK-në, në Viti
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti po përballet me vështirësi në përpjekjet për të krijuar një koalicion qeverisës në nivel lokal me Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo për shkak të kundërshtimeve brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Burime brenda LDK-së kanë konfirmuar për mediat se tre këshilltarë komunalë nga radhët e kësaj partie janë shprehur hapur kundër një koalicioni të mundshëm me PDK-në në nivel lokal.
Sipas tyre, një bashkëpunim i tillë nuk është në përputhje me qëndrimet politike të LDK-së dhe as me vullnetin e elektoratit që i ka mbështetur në zgjedhje, raporton IndeksOnline.
Po sipas këtyre burimeve, këshilltarët në fjalë nuk pritet ta mbështesin Bekim Azizin për pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal duke e bërë edhe me të vështirë arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e treta për nga numri i votave. /IndeksOnline/

