75 Mall Live Search
21:13 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / FR

Sokol Havolli pjesë e Shtabit të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kreyshefi i Prishtina Parkig, njëkohësisht edhe kandidat për deputet në radhët e LDK-së, Sokol Havolli, ka bërë të ditur se me vendim të Lumir Abdixhikut është emëruar pjesë e shtabit të kësaj parti me 9 shkurt 2025.

Havolli, përmes një postimi në facebook është shprehur se të gjitha aktivitetet e tij në fushat tjera pushohen nga sot dhe se përkushtimi im do të jetë i plotë në kuadër të Shtabit.

“Me vendim të Kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, sot jam emëruar pjesë e Shtabit të LDK-së për zgjedhjet e datës 9 Shkurt 2025.

Duke dashur të jap kontributin tim maksimal drejt fitores së LDK-së në zgjedhjet e shkurtit 2025, të gjitha aktivitetet e mia në fushat tjera pushohen nga sot dhe se përkushtimi im do të jetë i plotë në kuadër të Shtabit”, ka thënë Havolli./Indeksonline/