Sokol Havolli: Të merremi me të ardhmen, jo me batutat e Nasradinit të kësaj qeverie

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Sokol Havolli, ka përmbledhur projektet e prezantuara sot nga kjo parti, për Prishtinën.
Në 1.5 miliardë euro buxhet, Havolli thotë se do të ndërtohet unaza e re e kryeqytetit, spitali i ri i qytetit, qendra sportive, mësimi tërëditor dhe qendra për teknologji informative dhe inteligjencë artificiale.
“Me këtë të fundit, natyrisht se jam i lidhur edhe personalisht sepse kam kontribuar drejtpërsëdrejti duke e implementuar një pjesë të qytetit të mençur, përmes digjitalizimit të parkingjeve dhe vendosjes së shtyllave të mençura”, u shpreh Havolli.
Ai deklaroi se në botën digjitale, ne merremi me çështje që janë si batutat e Nasradinit, dhe nuk duhet humbur kohë me këtë gjë.
Mos humbisni kohë me këto batuta, te fokusohemi te gjithë-në avancimin e kësaj shoqërie, në përafrimin e të gjithëve jo në përçarje dhe të fokusohemi ne projektet tona për të ardhmen, sepse këto projekte kanë me bë këtë vend të jetueshëm dhe nuk kanë me leju zbrazjen e vendit, ashtu si po ndodh çdo ditë”, shtoi ai.
Ky është postimi i tij: