75 Mall Live Search
09:49 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sokoli e la Prishtinën, gati të aderojë në Vushtrri

Vetëm 10 ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i trajnerit te Prishtina, Bylbyl Sokoli ka nisur bisedimet me Vushtrrinë.

Mediumet kosovare raportuan se Vushtrria dëshiron ta largoj trajnerin italian Antionio Toma për ta zëvendësuar atë me Sokolin.

Por burime të Indeksonline brenda klubit, bëjnë të ditur që me Sokolin po negociohet për postin e drejtorit sportiv dhe marrëveshja pritet të përfundohet gjatë kësaj jave, pasi që dy palët kanë rënë dakord dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Kujtojmë që “profa” qëndroi te Prishtina si trajner vetëm 18 ditë dhe u nda me “bardhekaltrit” pasi duhej të bënte intervenim në gjurin e këmbës.

Megjithatë, ai ende nuk i është nënshtruar operimit. /Indeksonline/