75 Mall Live Search
11:03 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

Sokoli flet para ndeshjes: Mendoj që favorit është Ballkani në këtë takim

Sot nga ora 12:30 do të zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit në kuadër të Superligës së Kosovës.

Kjo është ndeshja e fundit për këtë vit për te dy skuadrat. Po ashtu kjo është ndeshja e parë në kuadër të Superligës për Bylbyl Sokolin si trajner i Gjilanit.

Në një prononcim për Indeksonline, Sokoli e ka quajtur Ballkanin favorit në këtë ndeshje.

“Nuk jemi te kompletuar kundër Ballkanit , kemi shumë lojtarë te lënduar 6 lojtarë te përbërjes se parë janë të lënduar.”

 “Ne vend te Rapes që luajti kundër Kekut do te luaj Ylber Kastrati. Mendoj që favorit është Ballkani ne këtë takim”, u shprehë Bylbyl Sokoli.

“Profa” erdhi trajner i Gjilanit, pasi Gentjan Mezani dha dorëheqje./Indeksonline/