75 Mall Live Search
23:51 / E Diele, 07 Mars 2021 / C E

Sokoli flet për ndeshjen nga Arbëria: Jemi dëmtuar nga Alban Shala përsëri

Xhiroja e 23-të është mbyllur me ndeshjen e sotme e cila është luajtur në Drenas.

Kampionia në fuqi, Drita, e ka mposhtur Feronikelin në minutat shtesë të lojës ku realizoi një super gol, Festim Alidema.

Kurse, në ndeshjen tjetër interesante, Gjilani dhe Arbëria kanë luajtur baraz, 1-1.

Këtë ndeshje e ka komentuar kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli.

Nuk jemi te kënaqur me rezultatet pasi qe kemi marre deri më tani. Kemi pasur shumë probleme me dëmtime e sidomos me vijën e fundit të mbrojtjes”.

Jemi dëmtuar nga po i njëjti gjyqtar (Alban Shala). Kurse, anësorja Muhadri njëherë e ngrit flamurin për pozitë jashtë lojë, pastaj e ulë”.

Pas ndeshjes e kemi parë ka qenë pozitë jashtë loje dhe jemi dëmtuar direkt në rezultat. Prishtina dhe Drita janë më së pakti të dëmtuar, kurse të tjerat janë dëmtuar shumë”, tha Sokoli në emisionin “Dueli Sportiv”.