20:05 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sokoli: Jemi dëmtuar rëndë nga gjyqtari

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli, ka akuzuar gjyqtarin Dardan Çaka pas përfundimit të sfidës ndaj Prishtinës.

Ai tha se prishtinasit e merituan një karton të kuq në fillim të ndeshjes te rasti kur Bashiru shkaktoi faull si futbollist i fundit.

“Mendoj se largimi i futbollistit tonë ishte vendimtar, ndërsa në pjesën e parë Bashiru meritoi kartonin e kuq por nuk u përjashtua. Jemi të dëmtuar rëndë nga gjyqtari”, deklaroi Sokoli për Supersport.

“Ekipi ynë nuk e përballoi si duhet më pas presionin e prishtinës. Rezultati është dashur të kontrollohet më mirë”, tha mes tjerash ai.

Sokoli po ashtu potencoi se Llapi po luan pa dy lojtarët ndër më kryesorët, Mentor Zhdrellën dhe Ahmet Jonuzin.

Në fund Prishtina fitoi 2:1 sot me golin e Mario Morinës.

Temat: