23:14 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka janë legjenda të sportit të Kosovës”

Trajneri i futbollit Bylbyl Sokoli mendon që sportistët shqiptarë janë në një zhvillim të hovshëm.

Ai ka komentuar suksesin e xhudisteve kosovare në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë, Nora Gjakova të argjendtën ndërsa Loriana Kuka sot fitoi medaljen e bronztë.

Sokoli e çmon lartë punën e trajnerit Driton Kuka dhe thotë së tashmë ai dhe Majlinda Kelmendi janë

“Afirmim më të madh  të shtetit të Kosovës nuk ka bërë asnjë politikan dhe asnjë sportistë tjetër., Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka janë legjenda të sportit të Kosovës. Refuzimet e Majlindës më herët për të përfaqësuar ndonjë shtet tjetër janë obligim kombëtar” ka thënë Sokoli në Duelin Sportiv.