14:51 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

Sokoli: Nuk e kam menduar një debutim të tillë, Evropa duhet të vijë si rezultat i punës

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli pas fitores 0:4 kundër Ballkanit ka folur për “ArtSport”.

Në prononcimin pas ndeshjes, “Profa” ka thënë se nuk e ka menduar asnjëherë një fitore të tillë, transmeton Indeksonline.

“Marrëveshja që të gjithë të japim maksimumin. Evropa, tabela duhet të vijë si rezultat i punës. Unë jam optimistë që do të arrijmë rezultate të mira. Por para së gjithash do të kërkojmë punë dhe disiplinë. Nuk e kam menduar një debutim të tillë, ta mposhti Ballkanin me këtë rezultat. Çdo herë kur një trajner kur hynë në një mjedis të ri, lojtarët mobilizohen më shumë. Kqiku ka pësuar një lëndim tjetër në këmbë, do ta shohim pas ekzaminimeve se sa i rëndë është lëndimi”, u shprehë ai./Indeksonline/