13:36 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sokoli tregon qëllimin e Prishtinës, para ndeshjes me Trepçën ’89

Skuadra e Prishtinës nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në Superligë. Bardhekaltrit kanë fituar vetëm 1 pikë nga 3 ndeshje të zhvilluara.

Të mërkurën ata do të jenë mysafirë të Trepçës ’89, në Mitrovicë.

Trajneri Bylbyl Sokoli thotë se qëllimi i Prishtinës në këtë ndeshje është që të kthehet vetëbesimi.

“Ndeshje e rëndësishme ku do të mundohemi të rikthejmë vetëbesimin. Besoj se me një angazhim dhe me disiplinë në lojë do të prezantohemi siç është më së miri. Por, jemi edhe të hendikepuar, megjithëse kthehet Leonit Abazi, tani Ahmed Januzi ka një lëndim dhe do të na mungoj shumë, sepse ka qenë njëri prej futbollistëve të dalluar kundër Llapit, por do të shohim çfarë do të ndodh nesër”, ka thënë thënë Sokoli.

Ndeshja Trepça ’89 – Prishtina zhvillohet të mërkurën nga ora 15:00 në stadiumin “Riza Lushta”. /Indeksonline/