75 Mall Live Search
11:53 / E Hënë, 29 Mars 2021 / Blerim

Sokoli, tregon se kush ishte lojtari më i mirë i Kosovës ndaj Suedisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka humbur dje në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës.

Kosova u mposht nga Suedia me rezultatin 0:3.

Pas ndeshjes, trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, deklaroi se Hadërgjonaj ishte ndër lojtarët më të mirë te Kosova, por pranon se është e vështirë të argumentohet më i miri, pasi humbja ishte shumë e rëndë.

“Pas humbjes 3-0 është shumë e vështirë me gjet më të mirin. Në mesin e më të mirëve në këtë duel ishte Florent Hadërgjonaj”, tha Bylbyl Sokoli në Dueli Sportiv.