75 Mall Live Search
14:52 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Sokratis largohet zyrtarisht nga Arsenali

Mbrojtësi, Sokratis Papastathopoulos është larguar zyrtarisht nga skuadra e Arsenalit.

Futbollisti grek ka ndërpre kontratën me klubin anglez me një marrëveshje të përbashkët, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për largim e ka konfirmuar edhe klubi përmes rrjeteve sociale.

Sokratis ishte transferuar në ‘Emirates’ gjatë vitit 2018 dhe bëri 69 paraqitje me klubin nga Londra.

Sipas spekulimeve, ‘Papa’ ka mundësi të transferohet në Greqi edhe pse ka ofertë edhe nga klubi turk, Fenerbahce./IndeksOnline/