18:27 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Solari debuton me fitore, fitore e vështirë e Real Madrid-it

Real Madrid kanë shënuar një fitore jo edhe aq të lehtë ndaj Valladolidit.

“Los Blancos” shënuan fitore me rezultatin 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të.

Kjo sfidë dhuroi emocione të shumta dhe raste në të dyja portën, por do të zhbllokohej vetëm nëpërmjet një autogoli të Kikos, të cilit goditja e Vinicius, i hedhur në fushë në vend të Asensios, iu përplas në shpinë e më pas përfundoi në rrjetë.

Valladolidi tentoi të shmangte humbjen dukë ushtruar më shumë presion në minutat e fundit, por pësoi golin e dytë, që mban firmën e Sergio Ramos, i cili u tregua i saktë në ekzekutimin e një 11-metërshi.  /IndeksOnline/