Solari flet pas ndeshjes, tregon edhe për Marcelon
Barcelona dhe Real Madrid barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa de Rey.
Trajneri madrilen, Santiago Solari ka komentuar ndeshjen duke shpresuar për një ndeshje të mirë në shtëpinë e tyre.
“Ishte një ndeshje shumë e bukur. Kemi humbur disa mundësi të mira në pjesën e parë. Ndeshja është e hapur, shpresoj të shikojmë një tjetër ndeshje të madhe në Bernabeu”, ka thënë trajneri madrilen.
“Gjithmonë duam të fitojmë dhe kishim raste për të shënuar golin e dytë”.
“Vinicius? Nuk befasohem për mënyrën se si luan. Por është diçka e veçantë kur sheh një 18-vjeçar të luajë në këtë mënyrë pasi nuk ndodh shpesh”.
Trajneri ka folur edhe për të ardhmën e diskutuar të Marcelos.
“Marcelo, zv. Kapiteni ynë është 100% i fokusuar te Real. Ai vendos Madridin mbi gjithçka tjetër. Do të punojmë të gjemë versionin më të mirë të lojtarëve”.
“Lucas Vazquez ka disa virtyte që i vlerësoj jashtë mase, mbi të gjitha karakteri spanjoll, solidariteti dhe kurajo.”