11:17 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Solari: Nuk jam i shqetësuar, kam respekt për të gjithë trajnerët

Santiago Solari është i pa shqetësuar lidhur me zërat që janë duke e lidhur Jose Mourinhon me një rikthim në Real Madrid.

Mourinho e drejtoi Madridin drejt triumfit në La Liga në vitin 2012, si dhe drejt tri gjysmëfinaleve të Champions League.

”Unë kam admirim dhe respekt për të gjithë trajnerët”, tha Solari për gazetarët, transmeton IndeksOnline.

”Ata bëjnë një punë të madhe dhe ndjenjat e mira për trajnerët paraprak të Real Madridit janë edhe më të forta”.

”A duhet të shqetësohem për spekulimet për Real Madridin? Kjo ndodhë çdo ditë, por ky është realiteti”.

”Unë vetëm do të mundohem ta krijoj një skuadër të fortë, e cila do të paraqet rrezik për kundërshtarët”./IndeksOnline/