75 Mall Live Search
21:40 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Solari vazhdon ta injoroj Iscon, nuk e thërret fare për ndeshjen kundër Atletico Madrid

Ekipi i Real Madrid ka publikuar listën futbollistë që trajneri Santiago Solari i ka ftuar për ndeshjen kundër Atletico Madrid.

Në këtë listë vërehet mungesa e mesfushorit, Isco, transmeton Indeksonline.

Siç duket marrëdhëniet mes Solarit dhe Iscos janë prishur dhe largimi i mesfushorit spanjoll në fund të sezonit është shumë i mundshëm.

Isco po vazhdon të injorohet nga trajneri, pasi që këtë sezon jo vetëm që nuk po inkuadrohet startues por edhe nga banka rezervë nuk po merrë minuta./Indeksonline/