75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 04 Mars 2025 / MSH

“Sold Out”/ Dua Lipës i shiten të gjitha biletat për koncertet e saj në Australi

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur koncertet e saj në kuadër të turit “Radical Optimism”.

Gjysmën e marsit, Dua do ta kalojë në Australi, me 10 koncerte gjithsej, raporton IndeksOnline.

Ajo do të përformojë për 5 ditë në Melbourne, 3 ditë në Sydney dhe 2 ditë në Auckland.

Të gjitha biletat për këto koncerte janë shitur, e që një gjë e tillë e ka bërë të lumtur artisten.

Dua numëron miliona dëgjues në të gjithë botën, me shumë të rinj dhe jo vetëm që e adhurojnë muzikën e saj./IndeksOnline/