Solidarizimi me BE në kohë koronavirusi, ambasadori Heldt falënderon Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt ka shprehur falënderimin e tij për solidaritetin e treguar nga Kosova me Bashkimin Evropian, në kohën kur pothuajse e gjithë bota është prekur nga koronavirusi.
“Faleminderit, #Kosovë, Ballkani Perëndimor, Evropë, ne jemi dhe do të qëndrojmë së bashku deri në tejkalimin e kësaj gjendjeje”, ka shkruar ai në Twitter.
Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 51 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu bilancin e përgjithshëm në 561, prej tyre 102 të shëruar dhe 12 të vdekur.
