75 Mall Live Search
14:40 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Solksjaer, trajneri i parë i United që fiton çmimin Trajneri i Muajit që prej largimit të Ferguson

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solksjaer, është zgjedhur Trajneri i Muajit në Premierligë për muajin janar.

Solksjaer kështu bëhet trajneri i parë që merr këtë cmim që prej kur u largua Sir Alex Ferguson, në tetor të vitit 2012.

United ishin të pamposhtur në janar, duke fituar tri nga katër ndeshjet e tyre kundër Newcastle, Tottenham dhe Brighton, ndërsa kishin vetëm një barazim ndaj Burnley.

I pyetur në konferencën e tij të së premtes për fillimin e tij mbresëlënës në United, Solskjaer tha:

“Ka qenë një arritje e madhe. Ekipi meriton çdo meritë të vetme – ata e kanë bërë atë.

“Por unë nuk shikoj prapa të jem krenar për atë po këtë, s’kam qenë kurrë kështu, gjithmonë kam shikuar përpara dhe nuk ulem para se një kapitull të përfundojë”. /IndeksOnline/