75 Mall Live Search
17:24 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Solskajer: Triumfi i Liverpoolit dhemb

Liverpooli mbrëmë ka arritur të siguroj titullin e kampionit të Anglisë, pas 30 vitesh.

Ndërsa gjatë ditës së sotme për këtë titull të fituar nga ana e “The Reds” ka folur edhe trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Ai ka shprehur urimet e tij për Liverpoolin e trajnerit Jurgen Klopp dhe rivalëve të ashpër të “Djajve të kuq”, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, text

“Çdo skuadër që fiton Premier Leaguen meriton atë dhe meriton lëvdata. Është ligë e vështirë për t’u fituar. Punë e mirë nga Juergeni dhe lojtarët e tij. Sa herë që sheh dikë tjetër duke ngritur trofeun, kjo dhemb. Kjo është ndjenja e të gjithëve të lidhur me Manchester Unitedin, lojtarëve dhe tifozëve. Ne duam të kthehemi te trofetë dhe kjo është sfida jonë– tha ai./IndeksOnline/