Solskjaer e konfirmon qëndrimin e Pogbas në Old Trafford
Manchester United luajti kundër AC Milan në ICC ndërsa djajtë e kuq përfunduan duke mposhtur kuqezinjtë pas ekzekutimit të penalltive, pasi që rezultati i kohës së rregullt ishte 2:2.
Bosi i Man United, Ole Gunnar Solskjaer foli para shtypit (përmes Calciomercato.com) pas lojës, këtu është ajo që ai duhej të thoshte për këtë çështje:
“Ne bëmë mirë sonte. Ne luajtëm shumë dhe unë jam i lumtur me performancën. Ne bëmë disa gabime dhe ende dëshirojmë të përmirësohemi pak por do të jemi të gatshëm për fillimin e sezonit. Ne i kemi treguar qëllimet tona gjatë gjithë verës për aq kohë sa tani duam ta ruajmë këtë pasi sezoni do të fillojë.
Ai gjithashtu foli edhe për Pogban e Lukakun, dy emrat që po lakohen nëpër media për largimin nga Old Trafford, si dhe për transferimin më të ri të “Djajve të Kuq”, Harry Maguire, transmeton Indeksonline.
” Lukaku? Unë nuk kam ndonjë të re. Pogba? Ai me siguri do të stërvitet me ne javën tjetër, shpresoj se ai do të jetë gati për fillimin e sezonit. nuk kam dyshim se Paul Pogba do të qëndrojë me ne këtë verë. Lëndimi? Nuk është ndonjë dëmtim për të thënë, ai kishte disa dhimbje dhe unë nuk dua të rrezikoj Pogba. Harry Maguire? Ende ka disa detaje por ai do të integrohet mirë këtu. Grupi? Ne kemi një grup të fortë këtu dhe ne duam të vazhdojmë të punojmë mirë dhe jashtë fushës … ” – përfundoi Solskjaer.
Man Utd e përmbylli kampanjën parasezonale me 6 fitore nga 6 ndeshjet e luajtura./Indeksonline/