Solskjaer e “nxehë” derbin me Cityn pas kësaj deklarate
Ole Gunnar Solskjaer e ka nxehur derbin e sotëm ndaj Manchester Cityt me deklaratën e fundit.
Trajneri i United ka thënë se City synon posedimin e topit, por pasi ta humbasin atë, ata dinë të jenë të ashpër me ndërhyrje.
“Jemi të përgatitur për presionin e Cityt. Ata kanë cilësi në mbajtjen e topit, por kur e humbasin atë, ne duhet të jemi të përgatitur për agresivitetin që kanë në ndërhyrje. Të kemi kujdes nga ndonjë shkelm i tyre” ka thënë trajneri norvegjez.
Përgjigja e Guardiolës ka qenë e shkurt pas akuzës së rivalit të tij.
“Kurrë në jetën time si trajner nuk e kam përgatitur skuadrën për të bërë ndërhyrje të ashpra” ka thënë Pep./Indeksonline/