Solskjaer fajëson Romelu Lukakun për dëshirën e tij të largimit nga Manchester United
Romelu Lukaku duket i gatshëm të largohet nga Man Utd këtë verë por trajnerit aktual nuk po i pëlqen kjo.
Romelu Lukaku ka nevojë për një fazë të re për të lulëzuar pasi që kohët e fundit kishte mbetur si një opsion i dytë tek Manchester United , transmeton Indeksonline.
Kjo është pikëpamja e ish shefit të Belgjikës, Georges Leekens, njeriu që i dha atij debutimin ndërkombëtar.
Lukaku është përfolur për një lëvizje në Inter, ku javën e shkuar është diskutuar një marrëveshje e mundshme.
Leekens tha: “Ai është një futbollist fantastik, por ndryshimi i trajnerit në Manchester nuk ka funksionuar mirë për të.
“Ai dukej i lirë kur luante për Belgjikën dhe e patë se në mënyrën që ai luajti dhe shënoi në kualifikimet e fundit kundër Kazakistanit dhe Skocis. Ai ka nevojë për besim, ai duhet të ndjehet i kërkuar. Kur hezitoni ta zgjidhni atë, ai e ndjen dhe ai nuk e harron atë.”
Leekens mendon se mungesa e besimit qëndron pas dëshirës së Lukakut për t’u larguar./Indeksonline/.