75 Mall Live Search
08:27 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Solskjaeri kishte “shpërthyer” ndaj lojtarëve të tij pas barazimit me Southamptonin

Tashti mund të themi me siguri se fitorja 4:0 e Manchester Unitedit ndaj Chelseas në fundjavën e parë të sezonit ishte një alarm i rremë.

Disa tifozë me entuziazëm menduan se Unitedi mund të jetë në formë të lartë pasi mposhti bindshëm  skuadrën e Frank Lampardit, në Old Trafford, veçanërisht pasi rezultati ishte paraprirë nga gjashtë fitore radhazi në parasezon.

Por që nga ajo kohë, Unitedi nuk ka parë “dritë të bardhë”, duke barazuar me Wolvesin, duke humbur në shtëpi ndaj Crystal Palaces dhe është mbajtur në një barazim 1:1 nga Southamptoni, në St Mary’s.

Pesë pikë nga katër ndeshjet e tyre në ligë është një kthim zhgënjyes dhe ai që lë Unitedin e tetë në tabelën e Premier Leagues, dy pikë pas Crystalit; Palave të vendosur në të katërt dhe shtatë pas udhëheqësve Liverpool.

Nëse sjajtë e kuq nuk arrijnë të mposhtin Leicester Cityn në ndeshjen e parë pas pushimit ndërkombëtar në 14 shtator, atëherë do të bëhen pyetje serioze të Ole Gunnar Solskjaerit dhe lojtarëve të tij.

Për Solskjaerin “The Sun” ka zbuluar se ishte zemëruar me lojtarët e tij për mënyrën se si ata nuk arritën të përfundonin Southampton të shtunën e kaluar, transmeton Indeksonline.

Daniel James hapi ndeshjen në minutën e 10 me një përfundim të mrekullueshëm, por goditja e kokës së Jannik Vestergaard e gjysmës së dytë mohoi fitoren e  dytë të United në sezonin e ri.

Raporti i The Sun tregon që Solskjaer i quajti lojtarët e tij “qesharak” në dhomën e zhveshjess pas përfundimit të ndeshjes.

Është thënë se trajneri norvegjez e humbi kontrollin me lojtarët e tij që po performojnë dobët duke u thën atyre se ishte e turpshme se si nuk po arrijnë ti mposhtin skuadrat e nivelit më të ulët se ta.

Ai gjithashtu akuzoi ata se luanin për veten e tyre, në vend të ekipit – dhe ‘duke provuar gjëra spektakolare në vend se t’i përmbaheni atyre bazike.

Ky është zyrtarisht fillimi më i keq i klubit për një sezon që nga viti 1992 dhe një rezultat tjetër i dobët kundër Leicester do të thotë që United të rrëshqasë një hap tjetër më afër thellimit të krizës./Indeksonline/