75 Mall Live Search
09:26 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Solskjaer: Liverpooli dhe City janë shumë më të fortë se ne

Trajneri i Manchester United, Solskjaer thotë se Liverpooli dhe Manchester City janë shumë larg tyre.

Kjo pasi City dhe “The Reds” kanë shpenzuar më shumë në merkato, shkruan IndeksOnline

Edhe pse skuadra e Man United përfunduan në vendin e tretë në Premierligë, tekniku i “Djajve të Kuq” nuk është i kënaqur me klubin e tij.

Norvegjezi i kërkon klubit që të shpenzojnë më shumë për t’i arritur nivelet e Liverpoolit dhe Man Cityt.

“Është një garë. Ju mund të shihni ndërtimin e ekipeve. Ne jemi gjithmonë duke kërkuar logjikën e skuadrës dhe lojtarëve, “tha Solskjaer. 

“Padyshim ka të bëjë me cilësinë – dhe do të jetë e kushtueshme, ne duhet të shpenzojmë para të sjellim lojtarë të rinj.

“Ende kemi një mënyrë për të arritur në nivelin e skuadrave në krye të Premierligës. Ata janë shumë larg nesh.

“Ne jemi akoma në rritje, duke u përmirësuar natyrisht, por ne nuk jemi skuadër e mbaruar”, përfundoi ai.