75 Mall Live Search
14:35 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / B O

Solskjaer mbajti takim me CR7 dhe pesë yje të skuadrës, çfarë u diskutua

Ole Gunnar Solskjaer po bën gjithçka për të shpëtuar punën e tij te Manchester United. Trajneri norvegjez ka takuar sot në qendrën stërvitëse në Carrington gjashtë lojtarë të skuadrës.

Solskjaer pati bashkëbisedim me Ronaldon, Bruno Fernandes, Maguire, Shaw, Lindelof e Matic në orën 10 të mëngjesit.

Ai ka lutur yjet e skuadrës që të shtrijnë autoritetin e tyre dhe të ndikojnë në ngritjen e moralit në ekip dhe rikthimin e rezultateve pozitive.

Solskjaer iu ka thënë lojtarëve se ndeshja me Watford është momenti kur skuadra duhet të kthej formën dhe rezultatet pozitive.

Ai është i bindur se kapaciteti i skuadrës është shumë më i madh dhe së të gjithë mund të japin maksimumin për të nxjerrur skuadrën nga kriza e lojës dhe rezultateve./Indeksonline/