Solskjaer me Manchester vazhdojnë të bëjnë terr
Manchester United ka vazhduar me fitore. Kësaj radhe ata kanë mposhtur Readingin me rezultat 2:0 në kuadër të ‘FA Cup’.
Në minutën e 22-të u akordua penalti për United, të cilën në golë e konkretizoi Juan Mata.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e katërt shtesë pas një asistimi të Alexis Sanchez, sulmuesi belg Romelu Lukaku shënoi për të thelluar rezultatin në 2:0.
Me këtë rezultat përfundoi e gjithë ndeshja.
Kjo fitore e dërgon Unitedi në raundin e tjetër të ‘FA Cup’. Që nga ardhja e Solskjaer në krye, Manchester United ka shënuar pesë fitore radhazi./Indeksonline/