Solskjaer me startin më të mirë në histori të Manchester United
Manchester United mposhti Tottenhamin me rezultat 0-1 në ndeshjen e Premierligës.
Kjo ishte fitorja e pestë në po aq ndeshje në ligë për trajnerin e Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskajer, shkruan Indeksonline.
Duke llogaritur edhe ndeshjen e Kupës, norvegjezi ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e zhvilluara që kur u emërua trajner.
Ai ka barazuar rekordin e Sir Matt Busbyt të 5 fitoreve në pesë ndeshjet e para në ligë (1946), derisa është bërë trajneri i parë që fiton 6 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet për Manchester Unitedin. /IndeksOnline/