Solskjaer mendoni se ai ende është personi i duhur për Man United

Trajneri i Man united, Solskjaer ende beson se është personi i duhur për ta udhëhqur skuadrën angleze, për kundër dështimeve në ndeshjet e fundit.
Norvegjezi ka qenë në presion të madh pas humbjeve të njëpasnjëshme, duke përfshirë humbjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Baseksehirit, shkruan IndeksOnline
“Nëse nuk besoj te vetja, atëherë te kush duhet të besoj”, tha fillimisht ai.
“Unë nuk shikoj dy ose tri rezultatet të dobëta dhe të bie si një letër”.
Solskjaer tha se ai gjithmonë ka pasur një dialog të hapur dhe të sinqertë me klubin dhe thotë se ata që janë përgjegjës në Old Trafford kanë treguar udhëheqje të fortë.
“Ne jemi klubi më i mirë dhe më i madh në botë. Pas humbjes së ditës së mërkurëne nuk prisnim asgjë përveç kritikave. Është m mënyra se si ju e trajtoni atë”, përfundoi Solskjaer.