75 Mall Live Search
12:44 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Solskjaer: Nëse Man Utd dëshiron që De Gea të qëndrojë në United, ai do të qëndrojë

Kontrata e portierit do të përfundojë në fund të sezonit.

Ole Gunnar Solskjaer beson se De Gea do të nënshkruaj përsëri me Manchester United dhe do të synojë që të fitojë edhe shumë trofe të tjerë, transmeton Indeksonline.

“Fokusi im dhe fokusi i klubit është ta siguroj dhe ta bind atë të qëndrojë. Ai mund të shohë atë që ne po bëjmë dhe ai e di se çfarë jemi duke bërë” tha Solskjaer.

“Dhe, siç thashë, jam i sigurt se ne do të arrijmë ta bindim Davidin se këtu është e ardhmja për të dhe është një e ardhme e suksesshme, është një klub që dëshiron t’i rikthehet trofeve fituese”./Indeksonline/.