17:11 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Solskjaer nuk e do Sanchezin në skuadër, e detyron të gjejë ekip të ri

Sanchez pritet të largohet nga United, pasi nuk është në planet e teknikut Solskjaer.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, sulmuesi kilian duhet të gjejë një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij, pasi i është bërë e ditur nga trajneri, se në rast se nuk largohet, nuk do të qëndrojë me skuadrën e parë, por do të kalojë të stërvitet me të rinjtë.

Shkak për këtë mendohet të jetë bërë edhe një sherr, që 30-vjeçari kishte në stërvitje me Mason Grenwwod.

Që prej largimit të tij nga Arsenali, Sanchez në asnjë moment nuk ka treguar një formë të mirë, dhe pas largimit të Mourinhos nga United, kiliani është aktivizuar shumë pak nga Solskjaer, i cili tashmë e ka detyruar atë të gjejë një skuadër të re.

Prej kohësh Roma ka shfaqur interes për sulmuesin, por është e vështirë të arrihet një marrëveshje, për shkak të pagës së madhe që ai përfiton në “Old Trafford”.