75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Solskjaeri pas sulmuesit të Juventusit dhe Barcelonës

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka në konsideratë dy sulmues për afatin e janarit.

Sipas mediave angleze është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Juventusit, Mario Manxhukiq dhe Barcelonës, Ousmane Dembele.

Dy sulmuesit po shihen si zëvendësues të Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit, që janë transferuar në Inter, transmeton Indeksonline.

Mannxhukiq ishte në radarin e “Djajve të kuq”, edhe më herët por transferimi i tillë dështoi, transmeton KosovaPress.

Ndërsa, Dembele është duke vuajtur te Barcelona dhe klubi blaugranas po mundohet të fitojë disa para nga shitja e tij./Indeksonline/