Solskjaer punon edhe të dielën vetëm për ta mposhtur Barcën
Manchester United të mërkurën pret Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i “Djajve të Kuq” ishte në “Camp Nou” këtë fundjavë për të parë nga afër skuadrën kundërshtare.
Norvegjezi i ka ftuar futbollistët edhe sot në kampion stërvitor dhe e kanë analizuar Barcën së bashku me futbollistët.
Kjo ndeshje do të jetë një provë e vërtetë e trajnerit që kur mori frenat e skuadrës. /IndeksOnline/