Solskjaer shuan shpresat e ekipeve evropiane: Lingard do të kthehet te Manchester United

Jesse Lingard po kalon formë të jashtëzakonshme te West Ham United, pasi u transferua në janar në formë huazimi nga Manchester United.
8 gola dhe 3 asistime i ka regjistruar në 9 ndeshje me londinezët në Premier Ligë.
Kjo formë pozitive ka nxitur interesimin e shumë skuadrave në Evropë.
Megjithatë, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskajer ka konfirmuar se Lingard do të rikthehet në Old Trafford.
“Jesse ka qenë brilant prej se ka ikur. Ne kishim mundësi që ta mbanim sepse ai kishte hapësirë këtu. Kurrë nuk më ka shkaktuar asnjë problem, por e ka merituar të luaj më shumë futboll. Natyrisht se e duam sërish këtu. Shpresoj që do të jetë pjesë e Anglisë në kampionatin evropian” deklaroi Solskjaer.
/Indeksonline/