75 Mall Live Search
16:15 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Solskjaer si me qenë trajner i Superligës së Kosovës, ja si e qorton Lingardin

Manchester United ka barazuar pa gola me Wolvesin në ndeshjen e xhiros së 25-të të Premierligës që u zhvillua mbrëmë.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë vërejtje si të ishin në Superligën e Kosovës, ku një e tillë kundrejt Lingard ka marrë vëmendjen e mediave.

Trajneri e kritikon futbollistin, duke i thënë se nëse e përsërit atë gabim do ta nxjerrë nga fusha.

Lojtari nuk merr veshë dhe e bën të njëjtin gabim, ku disa minuta para fundit, trajneri e largon nga loja.

Manchesteri aktualisht nuk është në formën e duhur, ku pas 25 xhirosh gjendet në vendin e gjashtë me 35 pikë. /IndeksOnline/