10:37 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Solskjaer thotë se afati i tyre i transferimeve nuk po shkon siç duhet

Edhe pse po mundohen të sjellin prurje të reja në skuadër, Man United nuk janë të kënaqur me transferimet e tyre.

Solskjaer e di më mirë çfarë duhet bërë për të fituar trofe te United, por klubi anglez u kritikuan, pasi bën vetëm një transferim me Donny van de Beek, shkruan Indeksnline


“Sigurisht që unë dua lojtarë në skuadrën time me të cilën ne duam të punojmë dhe që duan të jenë pjesë e saj,” tha Solskjaer para takimit të sotëm ndaj Crystal Palace.

“Neve na duhet cilësia në fushë. Gjithashtu kemi nevoj për cilësi personale, unë dua të jem këtu. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për ne si grup, që të ecim përpara”, tha ai.