16:48 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Solskjaer ul shpresat e tifozëve për prurje të reja

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se Manchester United me gjasë e ka përfunduar merkaton për këtë afat, shkruan Goal, transmeton Indeksonline.

Djajtë e Kuq sollën këtë afat mbrojtësin e Real Madrid, francezin Raphael Varane dhe sulmuesin anësor Jadon Sancho, por bossi i United nuk pret se do të ketë afrime të tjera.

“Kemi pasur një merkato të mirë. Jam i kënaqur me atë që kemi bërë”, u shpreh norvegjezi. Manchester United këtë javë është mysafir i Wolverhampton, të dielën me fillim nga ora 17:30