Solskjaer vendos rreth të së ardhmes së Muçit

Ndryshimi i trajnerëve te Beshiktashi sjell edhe ndryshimin e situatës së Ernest Muçit në klubin e njohur turk.
Futbollisti shqiptar, ishte në dyshim për të qëndruar apo jo në radhët e klubit të Stambollit, me shitjen apo huazimin e tij në janar, mirëpo me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaerit ka ndryshuar gjithçka.
Ish-trajneri i Manchester Unitedit, ishte në tribunë si spektator në ndeshjen e kësaj fundjave që Beshiktashi luajti ndaj Samsunsporit. Në barazimin 0-0, Muçi ishte ndër më të mirët në fushë, edhe pse u aktivizua vetëm në minutën e 59-të, teksa krijoi disa raste para portës, por nuk ia doli të shënonte.
Sipas mediave turke, Solskjaer ka vendosur veton për qëndrimin e Muçit në radhët e skuadrës së tij.
Bëhet e ditur se ai u ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron të ketë Muçin në dispozicion në pjesën e mbetur të sezonit e vetëm më pas të merret një vendim për futbollistin shqiptar.