75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Solskjaer zbulon arsyen pse nuk bleu sulmues pas largimit të Lukakut

Romelu Lukaku më në fund u largua nga Manchester United në ditën e fundit të afatit kalimtar në drejtim të Inter për rreth 80 milionë euro.

Lukaku erdhi në Man Utd para dy viteve por siç duket belgu nuk është përshtatur, sidomos nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, shkruan Indeksonline.

Pas largimit të sulmuesit belg, Unitedi nuk u përpoq të transferonte ndonjë sulmues tjetër dhe Solskjaer e ka njëarsye bindëse për këtë.

Ai tha se nuk transferoi sulmues tjetër në Old Trafford sepse nuk donte ta pengonte zhvillimin e talentit të ri, Mason Greenwood.

“Rruga e Mason Greenwood do të kishte qenë shumë më ndryshe nëse ne do të kishim ndonjë sulmues tjetër, dhe besoj se Mason do të luajë dhe do të përfshihet në ndeshjet e Man Utd, dhe kur të jetë aty, ai do të shënojë gola” – tha me plot vetbesim trajneri i Djajve të Kuq.

Greenwood kishte një sezon të përkryer me të rinjtë duke shënuar 26 gola në po aq ndeshje dhe duke asistuar 8 herë./Indeksonline/