Solskjaer zbulon planin e tij për Martial, Pogba, Rashford e Lingard
Ole Gunnar Solskjaer planifikon që ta nxjerrë më të mirën nga shpejtësia e Anthony Martial, Paul pogba, Jesse Lingard dhe Marcus Rashford në mbrojtjet kundërshtare.
Norvegjezi thotë se filozofia sulmuese është në ”muret” e Man Unitedit dhe në këtë mënyrë, synon që t’i aktivizojë lojtarët e tij.
Fituesi i tripletës në vitin 1999 drejtoi për herë të parë Man Unitedin të shtunën, në fitoren, 5-1 ndaj Cardiff Cityt.
Nën urdhrat e Jose Mourinho, Unitedi ka luajtur lojë defanzive gjatë gjithë kohës, teksa ka pasur raste kur edhe tifozët në tribuna kanë brohoritur, ”sulmoni, sulmoni, sulmoni”, transmton IndeksOnline.

Por, me Solskjaer tani, tifozët e Manchester Unitedit shpresojnë që ta shohin atë që duan.
”Kemi diskutuar me lojtarët si si duam të luajmë – të shënojmë një gol, pastaj ta shënojmë të dytin e më pas të mendojmë për të tretin”.
”Nuk ndodhë gjithnjë sikur në Cardiff, por ju duhet të tentoni dhe krijoni raste. Funksionoi me ne sepse kemi lojtarët si Martial, Pogba, Lingard dhe Rashford”.
”Pra, pse ne duhet t’i ndalim ata? Filozofia sulmuese është në ‘muret’ e Man Unitedit. Kjo është një traditë, histori dhe mënyra se si ne luajmë dhe si duam të luajmë”, tha Solskjaer./IndeksOnline/