75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Solskjaeri, ka nevojë për 4 ose 5 lojtarë”

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, beson që gjigantit anglez i nevojiten katër ose pesë transferime.

“Djajtë e kuq”, janë duke përjetuar një sezon krejtësisht ndryshe, duke pasur një fitore, barazim dhe humbje në tri ndeshjet e para.

Neville ka thënë se duhen të transferojnë disa lojtarë të duhur në mënyrë që të jenë ende me të fortë, transmeton Indeksonline.

“Gjëja me e rëndësishme për Unitedin dhe Solskjaeri është të mos bëjnë gabime, por të blejnë lojtarë të duhur. Kanë transferuar disa lojtarë, mirëpo propozoj të transferojnë 4 ose 5 transferime në mënyrë që të munden t’i sfidojnë Liverpoolin dhe Cityn. Kam thënë me herët që duhet të jetë gati për çdo sezon. Kur Guardiola të largohet nga City dhe Liverpooli të luajë me të tjerë lojtarë, Ole duhet të jetë gati për të luftuar për titullin. Shoh që ka lojtarë, të cilët dëshirojnë të largohen. Unë dua që të formohet një klub i mirë”, deklaroi ai.

Manchester Unitedi do të ndeshet me Southamptonin të shtunën në orën 12:30./Indeksonline/